VIDEO/ Aksident i rëndë në aksin Librazhd-Elbasan, humb jetën një shtetas kinez, 6 të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin kombëtar Librazhd–Elbasan, në zonën e Xibrakës, ku disa automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në rrethana ende të paqarta.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë të paktën katër automjete.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se ka humbur jetën një shtetas i huaj, Tu Hao, ndërsa të plagosur kanë mbetur 6 persona. 

Rruga është bllokuar aktualisht nga policia, teksa pritet në vendngjarje të mbërrijnë edhe zjarrfikëset.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 14:50, në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, automjeti me drejtues shtetasin kinez T. H., 33 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V. M., 26 vjeç. 

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi kinez T. H., si dhe janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi V. M., si dhe 3 pasagjerë, të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore. 

Grupi hetimor punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.