Fshihte në banesë pistoletë dhe municion, arrestohet 44-vjeçari në Tiranë
Një rast i armëmbajtjes pa leje është goditur nga Policia e Tiranës, në kuadër të operacionit të koduar “Indicia”, i finalizuar nga Komisariati Nr. 6.
Në pranga është vënë shtetasi D. V., 44 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se mbante të fshehur në banesën e tij një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Sipas policisë, operacioni u zhvillua pas sigurimit të një informacioni në rrugë operative. Gjatë kontrollit në banesën e 44-vjeçarit, në rrugën “Kolë Koçi”, u gjetën dhe u sekuestruan arma e zjarrit dhe municioni, në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të rastit.