Rama çon sërish fadromat në Theth, aksion për prishjen e objekteve

Qeveria ka nisur sërish aksionin për prishjen e ndërtesave në zonën turistike të Thethit e Bogës. Dhe si gjithmonë, aksioni nis në fillim të çdo sezoni turistik.

Mësohet se Boga dhe Thethi do të jenë sërish në sitën e IKMT, e cila ka zbritur këtë të hënë në dy zonat turistike për prishje ndërtimesh pa leje.

Aksioni prek ndërtime të bëra kohët e fundit, ku sipas IKMT janë në total 5 objekte në të dy fshatrat.

Megjithatë lista mund të zgjerohet pasi paralelisht po kryhet një verifikim i plotë i territorit, pasi shtëpitë alpine për pritjen e turistëve janë shtuar ndjeshëm këto muaj në zonë.

Aksioni po përsëritet ngjashëm me atë të një viti më parë kur u ndërmor në mes të sezonit turistik, që u kundërshtua me forcë nga banorët dhe pronarët e bujtinave.

Një aksion i ngjashëm parashikohet të ndërmerret edhe në lumin e Shalës dhe Koman.