Ekzekutimi i çiftit në Balldre/ Një nga autorët e dyshuar, djali i Gegë Mhillajt, i vrarë 10 vite më parë
Adriano Mhillaj 22 vjec, Florin Mhillaj 36 vjeç dhe Renato Mhillaj 23 vjeç, u shpallën në kërkim nga policia për ekzekutimin që tronditi dje Lezhën, ku u vranë me armë zjarri çifti i bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentiana Mujeci.
Pista kryesore ku po hetohet është hakmarrja. Renato Mhillaj është djali i Gegë Mhillaj i vrarë në vitin 2016, vrasje për të cilën ishte i dyshuar Kreshnik Mujeci që u ekzekutua dje.
Ndonëse Kreshnik Mujeci dyshohej për krimin, Gjykata e Shkodrës e kishte shpallur të pafajshëm atë dhe kushëririn e tij, me një vendim të vitit 2018.