Meta në kafazin e xhamit/ Cakrani: Turp për drejtësinë! Vetëm ISIS i turpëronte njerëzit...

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shfaqur seancën e sotme gjyqësore para kamerave, i shoqëruar nga një punonjës i policisë brenda kafazit të xhamit.

Më herët, Meta kishte kërkuar në Gjykatë që të lihej pranë avokatit të tij teksa zhvillohej seanca gjyqësore, kërkesë e cila është refuzuar nga trupa gjykuese.

Lidhur me këtë fakt, ka reaguar avokati Kujtim Cakrani, i cili e quan turp për drejtësinë e re faktin që Meta mbahet i mbyllur në kafaz teksa zhvillohet gjyqi CEZ-DIA.

Ky xhami dhe kabina këtu nuk ka bazë ligjore, unë e di përgjigjen që do rrëzohet kërkesa, por për turpin tonë në 2026 mbahet në izolim, vetëm ISIS i turpëronte njerëzit kështu më publik. Turp për drejtësinë e re.

Presidenti i republikës nuk përbën kërcënim për gjyqin. Ka një vendim në Francë, por ata i referohen terrorizmit. Ngrihuni në dinjitetin njerëzor hiqeni nga kafazi silleni pranë avokatit z meta. Gjëja minimale” është shprehur avokati në nisje të seancës, raporton gazetari i SYRI TV, Fatjon Gjinaj.

Ndërkohë, gjyqtarja Etleva Deda është shprehur se kabina ku mbahet presidenti i PL, i përmbush të gjitha kushtet.

Ligji i garanton prezencën, të drejtën e fjalës, mbrojtjes, mundësinë për t’u konsultuar me mbrojtjen në kushte kofidenciale edhe nga kabina e qelqtë. Kabina përmbush të gjitha kushtet për sa më sipër, Metës i janë garantuar të gjitha të drejtat e parashikuara në ligj”, është shprehur gjyqtarja.

Të marrin fund gjykimet politike. Ju s’mund të flisni për barazi. Ai zotëria (prokurori) po e përgjon zotërinë në kafaz. Tejkalojeni një hap Enver Hoxhën të paktën, kaloni së paku në ‘95”, ka vijuar më tej replikën me gjyqtaren avokati Cakrani.

Sakaq, seanca e sotme është shtyrë dhe e radhës do të mbahet më 11 maj ora 12:00.