Një tërmet me magnitudë 6.2 godet Japoninë
Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë të Rihterit goditi Japoninë veriore herët këtë mëngjes, tha Agjencia Meteorologjike e Japonisë.
Nuk është lëshuar paralajmërim për cunami dhe nuk ka raportime për dëme.
Epiqendra e tërmetit ishte 18 kilometra në perëndim të qytetit Sarabetsu, në ishullin Hokkaido, në një thellësi prej 81 kilometrash, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.