‘Rezervuari si kënetë me kripë’/ Korreshi: Fshati Thanë rrezikon përmbytjen, shteti mbledh vetëm taksat

Në një kohë kur propaganda flet për standarde europiane, realiteti në terren paraqet një tablo krejt tjetër, shpeshherë të tmerrshme. Rasti më i fundit vjen nga fshati Thanë në Njësinë Administrative Fier-Shegan të Lushnjës, ku neglizhenca shtetërore ka kthyer një rezervuar jetik në një kënetë të kripur dhe ka lënë banorët nën kërcënimin e vazhdueshëm të përmbytjeve.

Denoncimi është bërë nga deputeti i PD, Saimir Korreshi, i cili ka vizituar zonën dhe ka dëshmuar pasojat e një zinxhiri dështimesh institucionale. I ftuar në emisionin e mëngjesit 'Kafe Shqeto' në SYRI TV, Korreshi u shpreh se disa muaj më parë, zona e Thanës dhe fshati Murriz u përmbytën thuajse plotësisht. Shkaku nuk ishin vetëm reshjet, por hapja e portave të hidrocentralit të Banjës, uji i të cilit, për shkak të infrastrukturës së dëmtuar, në vend që të mbushte rezervuarin e Thanës, vërshoi mbi tokat dhe shtëpitë e banorëve. Dhjetëra hektarë serash dhe banesa u vunë nën ujë, duke shkaktuar dëme të pallogaritshme për familjet që nuk ishin përballur me një katastrofë të tillë që prej vitit 1982. Sot, situata mbetet dramatike.

Saimir Korreshi: Belinda, po ku lë njeri Belinda këtu të teshtijë këtu. Pse ne i themi Peçoja Banjaxhiu që e kemi si deputet të Lushnjes, Petrit Malaj domethënë, Ministri i Financave. Edhe ai vazhdon t'i mbajë çantën akoma se në çdo takim, domethënë nuk lë. Ajo edhe pastrueset e këtyre shkollave, qoftë larg, nuk futet asnjëra pa dhënë ajo izmin. S’ka shans kjo punë.

Ju e mbani mend ato vitet që i kam denoncuar unë, se kanë dalë prapë tani, po i kanë marrë me dru se i premtonin rrugë e të gjitha të mirat, i premtonin do hanin me lugë floriri, po s'po hanë as me lugë druri shkretët.

Me thënë të drejtën, ju riktheva asaj zone edhe pas kërkesës që kisha nga shumë banorë, pas denoncimeve, po ju do të shikoni gjëra shumë më të bukura sesa ato këtë javë. Se unë kam vazhduar, ka qenë më intensive akoma fundjava. Do të shikoni dhe një shkollë tjetër në çfarë situate prapë me banjot te fiku, por në ditët në vijim. Sepse materialet janë bërë të shumta dhe normalisht duhet dhe t'i lëmë kohë që ju t'i shikojnë njerëzit se si është realiteti në Shqipëri, po edhe shtyllat e show-t të rradhës. Me thënë të drejtën, ajo zonë atje u përmbyt dhe është një paradoks shumë i madh. Pra, jo më pak se tre-katër muaj, unë kam qenë atje në terren kur e gjithë ajo zonë, zona e Thanës po më poshtë quhet Murriz, aty në Murriz është e gjithë zona u përmbyt. Dhjetëra hektarë sera, po jo vetëm, por dhe shtëpi banimi të atij fshati aty u përmbytën si pasojë e hapjes së hidrocentralit të Banjës, si pasojë e prurjeve. Mirëpo ka një paradoks, ai rezervuar atje, që është shumë i bukur me thënë të drejtën, por përveçse bukurisë, ai ka më tepër dobishmërinë e tij, që vadit gjithë Myzeqenë në kohë thatësirash. Kësaj radhe, domethënë vetëm se janë prishur portat dhe rrugët që çojnë ujë në këtë, në këtë rezervuar, në vend që të derdhej aty uji që vinte nga Banja, u derdh në fshat. Pra, domethënë shkatërrim, patërdi, mosdhënie dore e shtetit, bëri atë që të përmbyteshin të gjithë banorët që kishin që vinin '82 që s'ishin përmbytur. Dhe u përmbytën në këtë sezon, gjë që shkatërroi komplet çdo të mbjellë të tyre.

Pra, ju riktheva edhe për këtë, për të parë që ajo po kthehet në një kënetë. Po e keni parë, ka pasur dhe denoncime më herët, që duke mos pasur prurje të reja nga lumenjtë, ai, duke qenë u kthye në një formë kënete, ka arritur të, vetë prodhojë dhe sasi të larta të kripës, që kur ka vaditur tokat, domethënë nuk ka qenë produktivitet për rritjen e bimësisë. Sepse i gjithë ai shërben thashë për kohën e thatë në Myzeqe. Problemi tjetër është se të gjitha kanalet e asaj zone, përveç rrugëve që të çojnë atje, por dhe kanalet e asaj zone, domethënë kanalet kulluese dhe vaditëse, edhe pse liqeni është aty, nuk kanë një mundësi ato toka të njomen nga ajo. Domethënë, shkojnë më tepër në Myzeqë, por jo në atë pozicion që mbushen me pompë. Por edhe kanalet aty i pa që ishin, i kishte zënë kallamishtet, domethënë janë të taposur, gjë që bën të pamundur kullimin e tokave në rastin e reshjeve të shiut. Dhe patjetër që ato kanë predispozicionin për të kaluar një pasojë tjetër si ajo e para katër muajsh. Domethënë ata njerëz atje janë të detyruar të mos mbjellin pa u zgjidhur këto situata. Pra, bashkia mbledh 42.000 lekë gati për zona të caktuara ndoshta edhe më parë ose më shumë, për hektarë, për banorë dhe asnjë nuk shkon as për pastrim kanalesh, e dyta, e treta që i ka si të tjera i ka bordi i kullimit, dhe as për rrugë parcelash.