Korçë/ Gjendet një trup i pajetë në zonën e Çardhakut, zbulohet identiteti
Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e sotme në zonën e Çardhakut, në Korçë. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima kishte humbur prej rreth 6 muajsh.
Burime bëjnë me dije se viktima është identifikuar dhe rezulton të jetë një person endacak. Emri i tij mësohet të jetë Agim Dejo. Nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit të Korçës, ku pritet t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar kohën e saktë të vdekjes.
Ndërkohë, policia vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.