Përmbyllen zgjedhjet në degën e PD-së Kolonjë, zgjidhet drejtuesi i ri

Viktor Duro është shpallur fitues i zgjedhjeve në degën e Kolonjës, pasi ka siguruar 124 vota, duke lënë pas kundërshtarin e tij Nikoll Papajani, i cili mori 80 vota.

Në total, në procesin e votimit morën pjesë 204 anëtarë, të cilët të gjithë u konsideruan me vota të vlefshme.

Procesi i votimit është zhvilluar pa probleme, duke nisur në orën 08:00 dhe duke vijuar normalisht gjatë gjithë ditës, në një atmosferë të qetë dhe të rregullt.