Proces demokratik në PD Malësi e Madhe, 448 votues zgjedhin drejtuesin e ri të degës

448 anëtarë të Partisë Demokratike në Malësi të Madhe morën pjesë në procesin e zgjedhjes së kryetarit të degës, për një mandat katërvjeçar.

Në një garë me dy kandidatë, Ferdi Sterkaj u zgjodh në krye të degës së PD-së në Malësi të Madhe.

Sipas njoftimeve nga organizatorët, procesi i votimit u zhvillua në mënyrë tërësisht demokratike dhe me pjesëmarrje të lartë të anëtarësisë.