Përfundon votimi në degët e PD-së Përmet dhe Tepelenë, zgjidhen kryetarët e rinj
Degët e Partisë Demokratike në Përmet dhe Tepelenë kanë përmbyllur procesin zgjedhor për zgjedhjen e kryetarëve të rinj të tyre.
Në degën e PD-së në Përmet, Arson Lipe është rizgjedhur kryetar, pas një gare me Roland Bonjon. Ndërkohë, në degën e PD-së në Tepelenë, Malo Sadikaj është rizgjedhur gjithashtu në krye të degës, në një garë me Sevo Micin dhe Laviola Gumën.
Deputeti i PD-së Tritan Shehu në një postim ne rrjetet e tij sociale shprehet se, procesi zgjedhor është zhvilluar në një atmosferë gare dhe pjesëmarrjeje, duke u vlerësuar si një moment që forcon më tej strukturat dhe kohezionin e degëve të Partisë Demokratike në këto zona.