Gara brenda partisë/ Demokratët zgjedhin kreun e ri të degës së PD, Kukës

Procesi i numërimit të votave në degën e Partisë Demokratike në Kukës ka përfunduar, duke shpallur fitues kandidatin Rrahman Demaj. Ai ka siguruar 642 vota, duke lënë pas rivalin e tij Sabah Cenaj, i cili mori 273 vota.

Në këto zgjedhje morën pjesë 927 anëtarë të degës, nga rreth 1700 që janë në listë, çka tregon një pjesëmarrje të konsiderueshme në proces.

Pas përfundimit të numërimit, fituesi Rrahman Demaj falënderoi mbështetësit për besimin e dhënë dhe u shpreh i gatshëm për të bashkuar strukturat dhe për të forcuar më tej degën e Partisë Demokratike në Kukës.

Nga ana tjetër, kandidati Sabah Cenaj pranoi rezultatin dhe vlerësoi procesin si të rregullt, duke theksuar rëndësinë e unitetit brenda partisë.

Ndërkohë, drejtuesi politik Flamur Hoxha përgëzoi të dy kandidatët për garën dhe theksoi se prioritet mbetet forcimi i Partisë Demokratike dhe përballja me sfidat politike në vijim.