Zgjidhet kreu i ri i PD Vau i Dejës/ 731 demokratë shprehën vullnetin e tyre
731 anëtarë të Partisë Demokratike në Vau të Dejës morën pjesë në zgjedhjen e kryetarit të degës për një mandat katërvjeçar.
Në garën me tre kandidatë, kryetari aktual, Benard Ndreca u rizgjodh në drejtimin e PD, Dega Vau i Dejës.
Procesi u zhvillua në mënyrë tërësisht demokratike.
Procesi është monitoruar nga koordinatori i posaçëm i Partisë Demokratike për Vaun e Dejës, Mariglend Doçi.