'BE përdor fondet si instrument presioni/ Kedhi: Rasti i Polonisë dhe Hungarisë tregon kushtëzimin politik...

I ftuar në SYRI i BOTËS në SYRI TV me Dori Dakën, eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Nikola Kedhi  deklaron se zgjedhjet në Hungari kanë rrëzuar,  narrativat për autoritarizëm ndaj Viktor Orbán, duke theksuar se sistemi politik atje ka mundësuar rotacion dhe pluralizëm.

Ai vlerëson Orbán si një figurë të rëndësishme evropiane dhe argumenton se politikat e tij për emigracionin dhe çështjet sociale janë konfirmuar nga zhvillimet e mëvonshme në Evropë.

Kedhi kritikon gjithashtu Bashkimin Evropian, duke e akuzuar për përdorim të fondeve si mjet presioni ndaj disa vendeve anëtare, përfshirë Hungarinë dhe Poloninë.

Në një nivel më të gjerë, ai thekson se ndarja mes së majtës dhe së djathtës mbetet ende relevante, duke argumentuar se e majta moderne synon zgjerimin e rolit të shtetit, edhe përmes çështjeve sociale dhe identitare.

Kedhi:

Duke nisur me me Hungarinë, zgjedhjet në Hungari provuan gabim në një farë mënyre të gjithë ata që thoshin se Viktor Orbani ishte autokrat dhe prodhonin gjithfarë lloj teoresh konspirative që Orban nuk do e pranojë humbjen, nuk do largohet nga detyra, e gjithë këto historitë e tjera që rezultuan që ishin një fiksion i madh. Ashtu siç çdokush me dy pare mend e e dinte. Në Hungari sistemi ishte i tillë që kishte një parti dominante, pa diskutim, që ishte Fidesi, partia kryesore e të djathtës aty prej 1989-90-ës, e drejtuar nga Viktor Orban, pesë herë kryeministër, katër herë në mënyrë të njëpasnjëshme dhe njëherë në 98-2002-shin. Një figurë e fortë e politikës hungareze, e politikës evropiane gjithashtu, i parë si një shtyllë e fortë kundër ose si një mur i fortë kundër politikave në thonjëza të çmendura të burokracisë evropiane të pazgjedhur. Emigracioni i jashtëligjshëm, politikat woke, politikat gender, politikat green, e kështu me radhë, që në një farë mënyre u provua se kishte të drejtë.

Viktor Orban sot është shpaguar për shembull përsa i përket emigracionit të jashtëligjshëm, të gjithë kanë vajtur në retorikën e tij të para 10 viteve dhe është provuar kancelarja Merkel që ishte gabim. Gjithashtu dhe për politikat green, gender e kështu me radhë. Nga ana tjetër, Hungaria kishte të gjithë mekanizmat e duhur për të mundësuar rotacionin politik. Atje nuk ndërhynte as krimi i organizuar, nuk as nuk u mbushën kutitë, as nuk u falën 2 miliardë euro gjoba, as nuk u dhanë licenca për kanabis, të ngjashme si me Shqipërinë, domethënë ato që thotë raporti i OSBE-ODIHR për Shqipërinë, asnjë e tillë nuk ndodhi në Hungari. Sistemi elektoral që thuajse favorizonte Orbanin, favorizoi kundërshtarin e tij. Mediat për shembull, që rëndom thuhet se Orban kontrollonte 90, 95 a ku di unë, një pjesë të konsiderueshme të mediave, në fakt media kryesore në Hungari, siç pata mundësi ta vija re dhe ta diskutoja me ekspertë të ndryshëm apo me zëra të ndryshëm të shoqërisë hungareze atje, media kryesore më e ndjekura ishte kundër Orbanit që nga 2010. Media kryesore online, partizan dhe nga vetë emri ishte një media, është një media e majtë dhe ishte kundër Orbanit që nga krijimi i saj. Disa media të rëndësishme, portale, gazeta ishin me opozitën dhe kundër Orbanit. Ekosistemi i shoqërisë civile gjithashtu favorizonte opozitën, miliona e miliona euro që vinin nga Brukseli, nga fondacioni për shoqërinë e hapur apo nga fondacione të tjera.

Brukseli mund të ketë vajtur, po zoti Magyar tha, unë vetëm dy nga këto kërkesa do plotësoj: antikorrupsionin, domethënë luftën ndaj korrupsionit, dhe në mos gaboj, reformat që do bëjë për limitin e mandateve e kështu me radhë. Ndaj zoti Magyar është në një linjë me zotin Orban për pjesën më të madhe të gjërave.

Duhet thënë që kjo historia e këtyre fondeve është një shantazh që Brukseli, burokratët e pazgjedhur të Brukselit, bëjnë ndaj vendeve anëtare. E bën në Poloni, ku nuk u pëlqente qeveria konservatore e Polonisë dhe nuk i jepnin fondet që do duhej t'i kthenin popullit polak. Ndërkohë, menjëherë sa u ndërrua qeveria atje, erdhi Donald Tusk, menjëherë u zhbllokuan. Se çfarë reformash ndodhën brenda një dite që u zhbllokuan këto, një Zot e di. Po e njëjta gjë po përsëritet dhe me Hungarinë, ku janë 90 miliardë euro që, në mos gaboj... janë, janë disa miliardë euro... Janë disa miliardë euro që do të duhet të kthehen në popullit hungarez dhe Brukseli shantazhon dhe thoshte që në qoftë se qëndron Viktor Orban, këto fonde nuk do, nuk do t'i shikojnë kurrë hungarezët me sy. Ndaj është një formë shantazhi dhe kjo dhe është dhe një formë ndërhyrje në zgjedhjet dhe në punët e brendshme të një shteti sovran. Në qoftë se do t'i kthejë apo jo, kam përshtypjen që po, si një shenjë goodwill-i, dëshire të mirë, po të doni. Por unë sërish dua të theksoj këtë gjë që e kam thënë dhe më përpara, që unë nuk e kuptoj se për çfarë është gëzuar e majta botërore, përfshi atë të Brukselit, me fitoren e një konservatori në Hungari. Jetojmë në kohë shumë të çuditshme.

Po, kryeministri, partia që ka fituar zgjedhjet në Bullgari nuk është një figurë e të djathtës.

Të paktën në këndvështrimin tim, unë e kam shumë të rëndësishme, se të njëjtin, të njëjtin dallim kam bërë edhe me kryeministrin Fico në Sllovaki, që i përket të majtës, vjen nga socialistët evropianë, nga socialistët sllovakë, është përjashtuar vërtet nga, nga partia e socialistëve evropianë, po ngelet i majtë, nuk është se një çështje të bën të djathtë. Mund të jesh kundër një politike të caktuar që në çmendurinë e vet e majta botërore e ka përqafuar si politikat woke, po kjo nuk të bën detyrimisht të djathtë, të bën një njeri me common sense, në fund të fundit. Nuk është se e majta botërore historikisht ka përqafuar këto politika që janë sot. Edhe pse unë sërish në këndvështrimin tim mendoj që këto politika të të majtës sot janë derivate ose në thelb nuk ndryshojnë shumë nga filozofia e të majtës.

Filozofia e të majtës është kontrolli, është kontrolli i individit, është kontrolli i grupeve të ndryshme dhe në qoftë se e bënte me punëtorët më përpara, duke i kthyer, duke i ndarë sërish në klasa të varfrit kundër të pasurve, punëtorët kundër pronarëve e kështu me radhë, tani luan me identitetin gjinor, luan me orientimin seksual, luan me këto karakteristika të tjera të individit, po sërish i ndan individët në grupe, shoqërinë në grupe.

Mua më vjen mirë që e hapët këtë bisedë, sepse mendoj që është e rëndësishme për t'u bërë dhe në shoqërinë shqiptare. Ka një një rrymë të caktuar ose një grupim të caktuar që mendon se sot termat e majtë e djathtë nuk vlejnë më, kanë rënë, sepse pozicionet janë ndryshuar e të tjerë. Unë nuk mendoj kështu. Mendoj që sot janë po aq të rëndësishëm  sa ç'kanë qenë përherë termat e majtë e djathtë. Nuk janë definicione që ne i përdorim kot. Klasifikohesh ose grupohesh ose rreshtohesh në anën e majtë ose të djathtë në qoftë se i përket disa vlerave të caktuara, disa parimeve të caktuara. Dhe ndaj këtë po thosha që në thelb nuk është se e majta ka braktisur atë që qëndron në themel, në qendër të filozofisë së saj, që është kontrolli i shtetit gjithmonë e më i madh. Në qoftë se më përpara e bënte me punëtorët dhe me këto termat ekonomikë, sot e bën me karakteristika të tjera të individit, po në thelb ka zgjerimin më të madh të shtetit dhe kontrollin e individëve, e grupeve të ndryshme të shoqërisë, sepse e majta, sidomos ajo progresiste, në qendër të saj...