Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën një 42-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë pasditen e së dielës.

Policia njofton se nga përplasja e dy automjeteve tek Ura e Çerkezës, një 42-vjeçar ka humbur jetën.

“Automjeti me drejtues shtetasen A. P., është përplasur me automjetin me drejtues Q. T., rreth 42 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi Q. T, ndersa drejtuesja shtetasja A. P është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme”, lexohet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:45, tek Ura e Çerkezës, automjeti me drejtues shtetasen A. P., është përplasur me automjetin me drejtues Q. T., rreth 42 vjeç.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi Q. T, ndersa drejtuesja shtetasja A. P është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.