Trump flet për herë të parë pas të shtënave: Agresori i dyshuar 'anti-kristian'
Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka dhënë intervistën e tij të parë pas të shtënave të ndodhura një natë më parë, duke komentuar ngjarjen dhe pasojat e saj.
Ai tha se si ai ashtu edhe Zonja e Parë janë mirë, pas një “mbrëmjeje shumë të trishtuar në shumë mënyra”.
Trump deklaroi se sulmuesi i dyshuar kishte “urrejtje në zemër” dhe ishte “shumë anti-kristian”, duke shtuar se motivi i tij ende nuk është konfirmuar nga autoritetet, të cilat më herët kishin bërë të ditur se shkaku mbetet i panjohur.
Presidenti vlerësoi reagimin e Shërbimit Sekret, duke thënë se i dyshuari “vrapoi si një lojtar NFL-je”, por u ndal menjëherë nga forcat e sigurisë.
Ai përsëriti gjithashtu deklaratat e bëra më herët në platformën Truth Social, duke theksuar se ndërtimi i sallës së ballos në Shtëpinë e Bardhë është i nevojshëm për të shmangur probleme të ardhshme të sigurisë.
Në lidhje me vizitën shtetërore të ardhshme, Trump konfirmoi se Mbreti Charles III do të vijë dhe se “do të kalojnë një kohë të shkëlqyer”.