FOTOLAJM/ Ja ku u derdh breshëria e plumbave që i mori jetën Kreshnik Mujecit dhe bashkëshortes së tij në Lezhë

Një atentat mafioz ka tronditur Lezhë pasditen e së dielës, ku si pasojë kanë humbur jetën Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë një dasme në fshatin Balldre, teksa çifti po lëvizte me një automjet tip Audi Q7 në drejtim të aksit Lezhë–Shkodër. Mjeti ka rënë në një pritë të armatosur, ku ndaj tij është qëlluar me breshëri plumbash.

Nga pamjet në vendngjarje, dyshohet se objektiv kryesor ka qenë drejtuesi i automjetit. Dyert dhe xhamat e makinës janë të shpuara nga plumbat, ndërsa në vend duken gjurmë gjaku dhe një gomë e dëmtuar.