Ekzekutimi i çiftit të bashkëshortëve/ Kryepolici i Lezhës: Po fiksojmë çdo provë në vendngjarje!

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën, ku Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij janë ekzekutuar me armë zjarri në fshatin Balldren. Viktimat u qëlluan me breshëri plumbash teksa po lëviznin me automjetin e tyre.

Në një prononcim për mediat nga vendi i ngjarjes, Drejtori i Policisë së Lezhës, Arben Nasufi, dha detajet e para zyrtare. Ai konfirmoi se policia mori një njoftim për të shtëna me armë në zonën e Balldrenit dhe shërbimet policore mbërritën menjëherë në vendngjarje, së bashku me ato të emergjencës.

"Është konstatuar që gjatë lëvizjes së një mjeti, ai është qëlluar me armë, me breshëri armësh. Mjekët kanë konfirmuar humbjen e jetës së dy personave, një shtetasi burrë dhe një shtetase gruaje," deklaroi Nasufi.

Sipas drejtorit të policisë, ngjarja konsiderohet shumë e rëndë. Nën drejtimin e prokurorit është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor. "Janë marrë të gjitha masat dhe po kryhen të gjitha veprimet operative policore në terren. Po punojmë intensivisht dhe po fiksojmë çdo provë në vendngjarje me qëllim hetimin e plotë, zbardhjen e dinamikës, zbulimin e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë," shtoi ai.

I pyetur për dyshimet e para, drejtori Nasufi nuk dha detaje, duke theksuar se një deklaratë më e plotë dhe zyrtare do të japë më shumë informacion.

Në drejtorinë vendore të policisë së Lezhë, ka mbërritur një informacion për të shtëna me armë në zonën e fshatit Balldren. Menjëherë shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendngjarje. Po kështu janë njoftuar dhe shërbimet e emergjencës dhe ato kanë ardhur menjëherë.

Dhe është konstatuar që gjatë lëvizjes të një mjeti, ai është qëlluar me armë, me breshëri armësh dhe dyshohet, dhe mjekët kanë konfirmuar për humbjen e jetës të dy personave, të një shtetasi burrë dhe një shtetase gruaje. Lajmi është shumë i rëndë. Nën drejtimin e prokurorit, është ngritur grupi hetimor. Janë marrë të gjitha masat, po kryhen të gjitha veprimet operative policore në terren, edhe në bashkëpunim me qarqe të tjera.

Po punojmë intensivisht. Po fiksojmë çdo provë në vendngjarje me qëllim hetimin e plotë, zbardhjen e gjithë dinamikës dhe zbulimin e autorëve dhe vënien para përgjegjësisë së tyre. Edhe do kemi një deklaratë dhe nëpërmjet zyrës së mediave, domethënë për të marrë një material zyrtar dhe të plotë.