LGSH takim me gra e vajza, Vokshi: Roli i gruas shumë i rëndësishëm - Këlliçi: Gratë të parat që përballen me realitetin

Partia Demokratike ka organizuar një tryezë diskutimi me gra dhe vajza ku në pjesën e parë të saj ka qenë reforma administrative dhe roli i grave dhe vajzave në vendimmarrje.

Kryetarja e Lëvizjes së Gruas, Albana Vokshi kërkoi që gratë të bëjnë propozimet e tyre jo vetëm për reformën territoriale por dhe për funksionimin e PD.

Ndërkohë Belindi Këlliçi tha se roli i grave dhe vajzave duhet të rritet dhe forcuar dhe paraqiti disa propozime konkrete.