U shua një ikonë fisnike, Klara Mirakaj - Merlika!

Këto ditë u nda nga jeta një grua ikonë e qëndresës antikomuniste, e internuar 45 vite nga diktatura komuniste, bija e luftëtarit antikomunistë Pashuk Bibë Mirakaj- nusja e djalit të Kryeministrit Shqiptar Mustafa Merlika Kruja! Ajo u internua që fëmijë në kampet famëkeqe të Tepelenës- Beratit dhe Lushnjës, shkoi vajzë e re krejt ëndrra rinore, u kthey në Tiranë e lodhur e masakruar nga torturat e sigurimit të Shtetit në 91. Ajo pati një qëndrese dhe krenari përballë masakrave të komunizmit, por gjatë diktaturës pati një gëzim u martua me Fatos Mërlikën birin e shquar të Mustafa Krujës Merlika.

Familja e saj njohu burgje internime por të gjitha këto i përballoi si një Norë e Kelmendit e pamposhtur! Me ardhjen e pluralizmit ajo ishte një dëshmitare okulare për krimet e komunizmit që kishin kaluar familjet fisnike të Veriut nga regjimi gjakpirës i diktatorit të egër kriminel Enver Hoxhës. Familja, Unioni Mbarëkombëtar, bashkëvuajtësit e sajë humbën një ikonë qëndrestare por një trimëreshë antikomuniste. Një dëshmitare më pak përball shoqërisë shqiptare që sundohet nga pasardhësit e diktaturës, dhe kanë marrë peng demokracinë për të cilën Klara Mirakaj dhe qindra mijëra Klara luftuan që ajo të i vinte Shqipërisë!

Me ndarjen nga jeta të antikomunistes, të mbijetuarës së diktaturës, bijës së familjes Mirakaj dhe bashkëshortes së fisnikut Fatos Merlika, e respektuara Klara Mirakaj- Merlika Unioni Mbarëkombëtar Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë ju shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes Mirakaj dhe Merlika për humbjen e kësaj trimëreshe antikomuniste dhe tepër të nderuar- sakrificat dhe qëndresa ndaj krimeve të komunizmit e bëjnë të pa harrueshme për ne antikomunistët veprën e saj njerëzore mbijetuese! Qoftë e parajsës dhe sakrificat e saj u bëfshin paqe për Shqipërinë!

Me respekt

Dr.Besim Ndregjoni - President i Unionit Mbarëkombëtar Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë!