Aktiviteteti për rolin e gruas në politikë, Haluci: Nuk duan më, vetëm një vend në sistem, por po e ndryshojnë atë
Në një fjalim të mbushur me thirrje për veprim dhe ndryshim, kryetarja e Aleancës Kombëtare të Grave Alta Haluci, theksoi se roli i grave në politikë ka kaluar nga kërkesa për përfaqësim në një forcë aktive që synon të transformojë rrënjësisht mënyrën e qeverisjes.
Duke folur në aktivitetin nga LDGSH dhe fondacioni JARL, forcimi i rolit të gruas në politikë, Haluci anëtare e Këshillit Kombëtar të PD, solli në vëmendje realitetin e grave këshilltare në të gjithë Shqipërinë, të cilat nuk presin më të dëgjohen, por punojnë çdo ditë për të sjellë ndikim real në komunitetet e tyre. “Nuk është e lehtë të flasësh kur nuk të dëgjojnë, por është më e vështirë të heshtësh kur di që mund të ndryshosh diçka,” citoi ajo një kolege, duke përmbledhur shpirtin luftarak të grave në politikën lokale.
Alta Haluci. Të dashura mike, unë gjithësecilën prej jush e shikoj në sy dhe them ne jemi prezente, kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi në të gjitha, problemet që ka pasur vendi jonë, nuk diskutohet si pjesë e Partisë Demokratike.
Unë jam, këtu si një zë që vjen nga terreni, nga çdo Këshill Bashkiak, ku gratë nuk presin më të dëgjohen, por punojnë çdo ditë për të ndikuar.
Një këshilltare bashkie përpara se të shkoja më tha, nuk është e lehtë të flasësh kur nuk të dëgjojnë, por është më e vështirë të heshtësh kur di që mund të ndryshosh diçka.
Dhe aty kuptova diçka që ishte mjaft thelbësore për të gjitha ne.
Demokracia aty ku fillon në tryezat dhe gratë vendosin për komunitetin e tyre është gjë shumë e rëndësishme.
Ne jemi të pranishme dhe në pjesën vendore, lokale dhe në atë qendrore. Pjesa më e madhe prej nesh është edhe në Këshillin Kombëtar, prezente. Një pjesë prej nesh janë edhe anëtare të Këshilleve Bashkiakë.
Unë këtu po flas si kryetare e Aleancës Kombëtare të Grave Këshilltare, përveç të tjerave, edhe pse jam edhe kryetare e Lidhjes së Gruas të degës Vlorë.
Duke qenë kryetare e Aleancës së Grave Këshilltare, kam pasur privilegjin të jem pjesë e grave në të gjithë Shqipërinë. Gra që përballen çdo ditë me sfida reale dhe nuk dorëzohen.
Dhe dalloj diçka. Gratë janë aty, prezenca e tyre është rritur, por ndikimi i tyre them duhet të rritet akoma dhe më shumë.
Sot duhet të ngremë standarte, është puna jonë kryesore dhe si aleancë kemi bërë të paktën tre konferenca shumë të forta rajonale. E kemi nisur me konferencën e Vlorës, kemi vendosur me, kemi vazhduar me të Shkodrës dhe konferenca tjetër ka qenë në, në Çair të Shkupit, ku kemi ndërtuar një rrjet që lidh gra, përvoja dhe vizione, duke vendosur lidershipin e grave në një dimension rajonal dhe ndërkombëtar.
Sepse kur gratë lidhen në rrjet, ato nuk kërkojnë më vend në sistem, ato fillojnë ta ndryshojnë atë.
Kam parë nga afër sfidat, mungesë transparence, vendimmarrje të mbyllur, presion politik, por kam parë dhe forcën që lidh kur gratë e mbështesin njëra-tjetrën dhe them kjo është shumë e rëndësishme.
Kjo është arsyeja pse rrjetëzimi nuk ngelet më tashmë si një slogan. Tashmë rrjetëzimi kthehet në strategji…