VIDEO/ Aksident tragjik në Lezhë–Kakarriq, humbin jetën baba dhe bijë, dyshohet se ishin…

Një aksident tragjik me pasojë dy viktima ka ndodhur në rrugën dytësore Lezhë–Kakarriq, ku kanë humbur jetën një baba dhe vajza e tij.

Sipas burimeve paraprake, dyshohet se aksidenti ka ndodhur në orët e pasdites, ndërsa automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar i përmbysur në një kanal anësor.

Të shqetësuar për mungesën e tyre, kanë qenë familjarët që kanë nisur kërkimet. Vetëm pak kohë më parë, gjatë një patrullimi rutinë, policia ka konstatuar automjetin e përmbysur në kanal, ku janë gjetur edhe dy viktimat pa shenja jete.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se viktimat mund të kenë qenë punëtorë në kampin e Gjadrit.