Veliaj kryen ndërhyrje kirurgjikale në një spital dhe rikthehet përsëri në qeli
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj i është nënshtruar një ndërhyrjeje në një spital privat në Tiranë.
Sipas informacioneve, Veliaj ka kryer një ndërhyrje pjesërisht estetike për lythat.
Mësohet se ndërhyrja është kryer ditën e mërkurë dhe këtë të shtunë Veliaj është rikthyer në qelitë e paraburgimit të Durrësit, ku po qëndron prej më shumë se një viti, me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale.