Përplasje në Lungomare - Një person goditet me sende të forta, përfundon në spital
Një sherr mes disa personave është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në zonën e Lungomares në Vlorë.
Një person është goditur me sende të forta, ndërsa sipas informacioneve paraprake ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të incidentit.