Trajneri i Tiranës/ Shehi tregon se çfarë u tha lojtarëve në pushim të pjesës së parë, që përmbysën rezultatin në derbi

Trajneri i Tiranës, Orges shehi,  analizoi triumfin me përmbysje 2-1 ndaj Partizanit në derbin e kryeqytetit.

Në prononcimin e dhënë për “RTSH” pas ndeshjes, tekniku bardheblu deklaroi: “Ishte emocionuese, derbi ka emocione të veçanta, plus pozicioni që jemi, e kishim të domosdoshme fitoren. Jam i kënaqur për të gjithë çunat për atë që dhanë në fushë.

E kishim përgatitur ndeshjen mos shkonim ultraofensiv. Mos vuanim energjinë e Xhixhës dhe Tabekus. Mund ta zgjidhnim më mirë, morëm direktiva të tjera. Në ndërtim kishim manovër ndryshe nga e djathta dhe ndryshe nga e majta. Ndryshuam në pjesën e dytë, na i bëri dhe rezultati.

Brenda ndeshjes ka shumë ndeshje, ka shumë ndryshime edhe për shkak të lojtarëve. Tabeku vuan kur luan me shpinë. Kërkuam një nga mesfushorët të ishte pikë pasimi për 2 qendërmbrojtësit. Kobiljar është lojtarë i fortë me shpinë, në qoftë se nuk prek topin del nga natyra e tij. Njëri duhet të ishte pikë pasimi. Gjerësinë e merrnim me mbrojtësit e krahut. Futja e Alvarez na i rriti cilësinë. Në disa situata në tranzicion edhe rrezikuam.

Derbi ka doza emocionale, të bën të gabosh pasimet e thjeshta. Mbas pjesës së parë iu thashë lojtarëve është e sigurt që do ta fitojmë. Rrini të qetë, besoj te kualiteti juan. Derbi jo vetëm luftohet dhe fitohet, por edhe shijohet”.