Netanyahu: Kam urdhëruar IDF-në që të sulmojë me forcë Hezbollahun në Liban!
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka udhëzuar IDF-në që të “godasë me forcë objektivat e Hezbollahut në Liban”, thuhet në një deklaratë të shkurtër nga zyra e tij.
Kjo vjen pasi Hezbollahu lëshoi raketa dhe dronë këtë të shtunë, 25 prill në drejtim të Izraelit verior dhe trupave të stacionuara në Libanin jugor.
Hezbollahu ka kryer sulme të shumta në ditë ndaj forcave izraelite të stacionuara në Libanin jugor mes armëpushimit, ndërsa pretendon se po i përgjigjet shkeljeve të dyshuara të armëpushimit nga ana e Izraelit, raporton Times of Israel.
Pavarësisht një armëpushimi të rinovuar së fundmi mes Libanit dhe Izraelit nën ndërmjetësimin e SHBA, Izraeli e ka shkelur shumë herë atë, duke shënjestryar veç civilëve, edhe gazetarët