EMRI/ Identifikohet shqiptari që u kap me 5 mln euro kokainë dhe armë

Karabinierët e Cuneo në Itali zhvilluan një operacion të befasishëm dy ditë më parë, ku morën pjesë edhe qentë e antidrogës.

Një shqiptar u arrestua, me 22 kg kokainë të pastër, me vlerë 5 mln euro, e cila u sekuestrua, si dhe u gjet një arsenal i tërë armatimi, silenciatorë dhe municione.

Media italiane ka zbardhu detaje nga ky aksion si dhe emrin e shqiptarit të arrestuar, që cilësohej si ‘bosi i drogës së kodrave’. Ai është Artur Hysenaj. Lënda narkotike dhe armët ishin të destinuara për tregun e rajonit të Astit (Piemonte), thanë autoritetet.

Në shtëpinë e tij, karabinierët gjetën njëzet e dy kilogramë kokainë dhe pesë pistoleta, të pajisura me pajisje precize dhe silenciatorë.

‘Dhe si një bos i vërtetë droge, ai nuk u shqetësua kur hetuesit e komandës provinciale e sulmuan, duke kërkuar atë ngarkesë të jashtëzakonshme, të destinuar për të ushqyer rrjetin e lulëzuar të trafikimit të drogës në provincë, i cili shtrihet përgjatë kodrave dhe kufizohet me zonën e Cuneos. Ky është rezultat i një hetimi kompleks të koordinuar nga Zëvendës Prokurorja Laura Deodato’, informon ‘La Stampa’.

Dërgesa u gjet në dy shtëpi, të gjurmuara të 47-vjeçarit Artur Hysenaj, tashmë i njohur për forcat e rendit: e para në Via Vayra, e dyta në Via Palio, brenda një garazhi.

U sekuestruan gjithsej 22 kilogramë drogë e pastër, duke prodhuar 100,000 doza, me një vlerë tregu që tejkalonte 5 milionë euro.

Përveç pesë pistoletave, karabinierët gjetën një sasi të madhe municionesh, 200 fishekë, përfshirë municione lufte.

Ai kishte një pistoletë të gatshme për përdorim në makinën e tij, me një karikator me 30 fishekë, në stilin e Gomorrës, thanë autoritetet.