Sulmet e armatosura në shkolla shënuan nëntë viktima/ Erdogan shkarkon nga detyra zv.ministrin e Arsimit
Presidenti turk, Tayyip Erdogan ka shkarkuar zëvendësministrin e arsimit pas dy sulmeve të armatosura në shkolla, të cialt vranë nëntë persona. Tetë nxënës të moshës 10 dhe 11 vjeç, si dhe një mësues u vranë kur një adoleshent 14-vjeçar hapi zjarr në një shkollë në Kahramanmaras.
Sipas autoriteteve, 14-vjeçari kishte në posedim pesë armë zjarri dhe ishte djali i një ish-komandanti policie. Kjo pasoi nga një sulm tjetër në provincën Sanliurfa, ku një ish-student hapi zjarr në shkollën e tij të vjetër të mesme dhe më pas u vetëvra.
Mediat shkruajnë se zëvendësministri i Arsimit Nazif Yilmaz u lirua nga detyrat e tij dhe u zëvendësua nga Jihad Demirli. Dy sulmet tronditën opinionin publik dhe Erdogan njoftoi se qeveria e tij do të vendoste kufizime në pronësinë e armëve.