Kooperativat bujqësore/ Vuksani: Manovër propagandistike e qeverisë për t’u shmangur nga problemet reale të sektorit!
Në një kohë kur bujqësia shqiptare përballet me një krizë të thellë, të karakterizuar nga kosto stratosferike prodhimi dhe mungesë mbështetjeje, qeveria ka prezantuar një nismë për ringjalljen e kooperativave bujqësore, këtë herë me një element të ri: përfshirjen e bashkive si bashkëpronare.
Por ndërsa iniciativa promovohet si një hap drejt modernizimit, për drejtuesin e Departamentit të Bujqësisë në PD, Gjok Vuksani, kjo është një manovër propagandistike për të shmangur vëmendjen nga problemet reale dhe rrënuese të sektorit.
I ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv, Vuksani tha se çdo diskutim për skema bashkëpunimi apo kooperativa mbetet pa kuptim për sa kohë që baza e bujqësisë, fermeri dhe puna e tokës, është në rrezik ekzistence.
Me çmimin e naftës që arrin nivele të papërballueshme, sipas tij, situata është bërë aq e rëndë sa fermerët e zonave kufitare, si ata të Dibrës, detyrohen të kalojnë kufirin për t'u furnizuar me karburant më të lirë në Maqedoninë e Veriut, të cilin më pas e përdorin për traktorët e tyre.
Për Vuksanin, kostot e inputeve bujqësore, nga farat e plehrat deri te pesticidet, janë rritur me 30-40%, dhe në këtë kontekst, vendimi i qeverisë për të hequr skemën e mbështetjes me naftë pa një studim paraprak dhe pa e zëvendësuar atë, ka lënë pa mbështetje rreth 50,000 fermerë.
Sipas zyrtarit të PD, bujqësia shqiptare subvencionohet nga shteti me rreth 52 milionë euro, një shifër e papërfillshme krahasuar me Maqedoninë e Veriut (150 milionë euro), Kosovën (100 milionë euro) apo Serbinë (deri në 400 milionë euro).
Për më tepër, Shqipëria mbetet i vetmi vend në rajon që nuk përfiton nga fondet IPARD III, si pasojë e keqmenaxhimit dhe abuzimeve të konstatuara.
Por nisma e re për të futur bashkitë si aksionere në shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor, për Vuksanin rrezikon të transformojë një model vullnetar bashkëpunimi mes fermerëve në një mjet kontrolli politik.
Në radhë të parë duhet të themi që për të bërë një shoqëri të bashkuar apo për të bërë një kooperativë apo për të realizuar çfarëdo lloj skeme të kooperimit, siç është termi modern, ëhë, duhet që të kemi fermerë që punojnë tokën. Dhe ne jemi në fazën që jemi në fazën e ekzistencës së fermës dhe të fermerit. Pra unë e kam thënë dhe e bërtas me të madhe, nuk punohet toka me 2.100 ALL litri i naftës. Të gjithë diskutimet e tjera për kooperativa, për kolkoze, për shoqëri të bashkëpunimit, për bashkime fermerësh, nuk kanë asnjë lloj kuptimi në qoftë se ti nuk i siguron fermerit atë që është baza e bujqësisë, punimi i tokës, fillimi i ciklit të bujqësor. Me krizën e madhe që ka ndodhur sot në të gjithë botën, por ne po flasim për Shqipërinë, kemi një pamundësi të fermerit për të përballuar rritjen e çmimeve, jo vetëm të naftës që e diskutova një çikë më sipër, por edhe të inputeve bujqësore. Pra janë rritur me 30 deri në 40% të gjitha çmimet e farave, fidanëve, plehrave, të produkteve të mbrojtjes së bimës, të ushqyesve bujqësorë e kështu me radhë. Pra kjo është panorama e përgjithshme dhe në këtë, krizë të përgjithshme të bujqësisë shqiptare, qeveria e drejtuar nga Edi Rama heq skemën e mbështetjes për naftën. Pra një skemë e cila ka qenë në, në funksion tash pesë vite, ai e heq pa një studim paraprak, e heq pa e zëvendësuar me një skemë tjetër dhe si të thuash lë lë jashtë mbështetjes rreth 50.000 fermerë që kanë përfituar gjatë vitit 2025 dhe vetëm 15.000 fermerë kanë përfituar me të gjithë skemat e tjera.
Besoj se është vetëm një propagandë e radhës për të zhvendosur vëmendjen nga problematikat reale që ka bujqësia shqiptare me rritjen e kostos së prodhimeve bujqësore, për t'u marrë me diçka tjetër, e cila është, është thënë dhe është rithënë, është sjellë dhe është risjellë disa herë nga Rama. Ligji për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor është ëh, si të thuash, miratuar më 2012-ën nga qeveria e Partisë Demokratike. Dhe në thelb, ky ligj nuk është përmirësuar, nuk ka ndryshuar asgjë gjatë këtyre viteve. Në thelb ligji i shoqërive të bashkëpunimit bujqësor, se vetëm kjo bazë ligjore është, s'ka bazë ligjore tjetër, ka në thelb bashkimin e minimalisht shtatë fermerëve për të prodhuar, për të tregtuar, për t'u bashkëpunuar dhe për të qenë më të përgatitur me konjukturat e tregut. Nga ky ligj, nga kjo bazë ligjore, qeveria aktuale e çon në një fazë tjetër. Thotë që të futen si bashkëpronarë edhe bashkitë. Po. Bashkia ka një funksion tjetër. Shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor kanë një funksion tjetër. Pra nuk mund të shkojnë dardha me fiq bashkë. Pra nuk ka mundësi që të futet bashkia për të, në një farë mënyre, për të komanduar ose për të dirigjuar një grupim vullnetar fermerësh. Pra, vetë koncepti i futjes së bashkisë, për mendimin tim, është një qasje politike për të kontrolluar, pse jo, dhe prodhimin edhe tregtimin e produkteve bujqësore.
Se mua më lind pyetja, po ai fermer apo ai grup fermerësh që nuk janë, nuk kanë futur si pjesëtarë, sepse s'janë të detyruar ta fusin si pjesëtarë Bashkinë. Ato do të trajtohen si të njerkës? Ato do të lihen mënjanë? Prodhimet e tyre nuk do të shiten? Kjo shoqëri e bashkëpunimit bujqësor nuk do të mbështetet nga qeveria shqiptare? Pra më duket, në radhë të parë është një, një, një, si të thuash, një diskutim propagandistik. Në radhë të dytë është një përpjekje për të futur nën kontroll edhe grupet e fermerëve apo shoqëritë e bashkëpunimit, pa shkuar te ideja e kooperativave, se pastaj këtu kemi një lloj kthimi te socializmi modern, e cila mendon që të ketë, si të thuash, më shumë pronë të koperuar, të kooperativave sesa të ketë aktivitetin e lirë të fermerëve. Pra, realiteti dhe një realitet virtual që mundohet ta krijojë kryeministri dhe ministri i bujqësisë, zëvendësministri dhe gjithë qeveria. Sot aktualisht në Dibër, të gjithë fermerët pa përjashtim e marrin naftën, e blejnë naftën në Maqedoninë e Veriut. Po. Pra, ato shkojnë me makinat e tyre private, me dëshmi të të thëna mbi 10-ra fermerë, shkojnë me makinat e tyre private, marrin naftë në mezoboratorët e makinave dhe këtë naftë e fusin në traktorët e tyre bujqësorë për të punuar tokën. Sepse çmimi i naftës në Maqedoni është 500, 600 deri 700 ALL më, më, më i lirë sesa në Shqipëri. Pra, ju, për mua është një absurditet i madh, për vitin kur jetojmë. Edhe për mënyrën se si bëhet propaganda e qeverisë.
Bujqësia ka probleme shumë më të mëdha sesa kooperativat. Bujqësia ka pesë vite që është në recesion, është në rënie të lirë. Pra është me rritje negative. Bujqësia shqiptare është më pak e financuar se gjithë rajoni. Pra, Shqipëria merr rreth, bujqësia shqiptare merr rreth 52 milionë euro, ndërsa Maqedonia merr 150 milionë euro, Kosova merr rreth 100 milionë euro subvencione nga shteti, ndërsa Serbia shkon nga 300 deri në 400 milionë euro subvencione nga shteti. Duke i shtuar këtu edhe fondet e IPARD-it, treshi, që të gjitha vendet e rajonit me përjashtim të Shqipërisë nuk e ka si pasojë e abuzimeve që ka bërë qeveria shqiptare me menaxhimin e këtyre fondeve. Për të vazhduar më tej me gjithë sistemin e mbështetjes nëpërmjet këshillimit ose ekstensionit bujqësor që në Shqipëri është pothuajse inekzistent, pa hyrë, pa vazhduar pastaj me cilësinë e farave, fidanëve, produkteve të mbrojtjes së bimëve dhe kështu me radhë që është një katastrofë në vete, pa hyrë te kapacitetet tekniko-profesionale që qeveria në këto dy-13 vite në mënyrë të vazhdueshme ka hequr nga puna specialistët dhe profesionistët dhe i ka zëvendësuar me patronazhistët. Pa diskutuar pastaj, po deshe për largësinë e madhe që ka Shqipëria në standarde, në zhvillimin e bujqësisë, në sigurinë ushqimore me, me integrimin, pra po bëhen negociata që kapitulli i 11-të dhe i 12-të i bujqësisë dhe i sigurisë ushqimore të shtyhen nga pesë deri në 10 vjet plotësimi i kushteve që ka vendosur Europa pas anëtarësimit të Shqipërisë. Pra aq e keqe është situata. Pra, në qoftë se e sheh këtë tablo të ndërthurur me të gjithë këta faktorë dhe bërtet për kooperativat, duket një absurd i madh që bëhet vetëm për një qëllim, për të hequr vëmendjen nga e vërteta e hidhur e bujqësisë shqiptare.