VIDEO/ Korreshi: Në spitale mungon gjithçka, fëmijët mësojnë në kushte të papranueshme
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, i ftuar në emisionin ‘Syri Digjital’ me moderatorin Bled Marku në SYRI TV, ka ngritur akuza të forta ndaj gjendjes në sistemin shëndetësor dhe atë arsimor në vend, duke e cilësuar situatën si të papranueshme dhe të degraduar.
Korreshi kritikoi ashpër Ministrinë e Shëndetësisë, duke deklaruar se mungesa e medikamenteve në spitale është një realitet i përditshëm, ndryshe nga sa pretendohet zyrtarisht. Sipas tij, deklaratat se barnat janë të disponueshme nuk përputhen me situatën në terren.
Ai theksoi se në qytetin e Lushnjës, shërbimet bazë shëndetësore janë në gjendje kritike. Deputeti përmendi mungesën e pajisjeve elementare, si aparaturat për ekzaminime gjinekologjike, si dhe probleme serioze infrastrukturore, përfshirë ashensorë jashtë funksionit në spitale.
‘Në mjekësinë, shëndetësinë, me të gjitha të gjitha këto. Ju gjyk paturpësisht ministren tjetër, njësoj si atë që vjen këtu, del akoma edhe nëpër Lushnje, por dhe jo e mjekësisë, dihet që s'pati guximin të thërriste në interpelancë me mua, pra të vinte edhe t'i përgjigjej, po iku me vrap me një pyetje që do bëja unë. Po tha, të gjitha medikamentet janë në spital. Të vesh duart kokës, çmenduri, nuk ka asgjë.
Tani, në 20 e thotë ajo. Pra pranon ajo që mbas 20-ës hidhu përpjetë, ti vdis, të atyre 10 ditëve do të ruhesh nga të gjitha lloj sëmundjeve, nga infarkti, nga të gjitha, se ato 10 ditë nuk i mbulon jo ajo.
Por besoma në Lushnje nuk shkon deri në datë gjashtë, ditët e para, pesë, gjashtë ditët e para kjo pjesë. Tani besoma këtë, këtë pjesë. Nuk kemi një, nuk kishim një eko ne para ca kohësh për të ekzaminuar gjinekologjinë. Nuk kishim një, nuk punonte ashensori për t'u ngjitur një kat te pediatria. Po pse mor vëlla, duhet të bërtasi si deputet që të rrijë një vit ashensori e mos funksionojë, të bërtasi si deputet?
Po është, është normale moj që një drejtor institucioni do ta bëjë një gjë të tillë? Ty s'punon një eko për të ekzaminuar një lindje, duhet ta kryesh për 2000 eurot. Ç'i ka shteti 2000 euro? 2000 euro të vjetra, ç'i ka shteti 2000 euro? 2 milionë lekë të vjetra. As i ka as gjë, as, jo që me flokë, por që flokë e shumë për të thënë që çfarë janë 2 milionë lekë të vjetra për një institucion shtetëror të rëndësisë së veçantë, të shëndetit.
Domethënë krejt bësh me lidhjen gjallë ose jo të një, të një jete, të krijimit të një krijese, një, një fëmije. Nuk, nuk vaki mo burrë, nuk, s'ka mundësi, nuk janë kaq të ndjeshëm o burrë edhe këta, nuk nuk nuk ka. Këtej banjot sot kam nxjerrë ca video sot, nuk e di nëse ke pasur rastin.
Po qendër shëndetësore po, po, po pa ujë, pa drita, pa asnjë lloj, ishte qendër shëndetësore dy me dy metra. Thoshte, e hyjmë se hyjmë gomerët aty thashë, se është bërë si stallë gomarësh. Po imagjino dot çfarë ambulance? Apo tjetra që ishte shkolla, atje ku venë fëmijët, s'ka tualet brenda, shkolla po shkoi ishte banjot e fikut. Kur i thosha unë babanjot e fikut është Europë ti. Ja pra sot e patë që ishte atje, as ujë as... Po jo, çfarë të them?
Nuk e them dot mënyrën makabre në të cilët shkollohen ata fëmijë, vazhdojnë shkollën ata fëmijë. Nuk, nuk ka sens o burrë. Çfarë? Këto, këto gjëra e degraduar kam nxjerrë, mijëra e mijëra video të tjera që do të, do vazhdoj në ditët në vijim do të vazhdoj t'i denoncoj.
Në sistemin elektrik të shkatërruar që po më thoshte Karakaxhi që më bëri një replikë që ne po investojmë. Po thyte vetë që i dalin po, po investon, se nuk ka shans dhe po ja nxjerr të gjitha një nga një se çfarë degrade i ka të gjithë sistemin e tij elektrik. Këtu meqë ka qenë i deleguar në Lushnje, nuk di çfarë të them, po realiteti me propagandën janë dy gjëra. Unë thjesht po nxjerr njerëzit.
Ndonjëherë edhe Lushnjarët më habitën, njerëzit thotë, ore pse kaq keq? Po thjesht unë po bëj vetëm një gjë, ata që e shkelin përditë lushnjarët me këmbë, po ja nxjerr te telefoni që ta shikojnë më qartë, sepse nuk, nuk po e shikojnë se i është bërë përditshmëri si rutinë me shkel me këmbë pisllëkun, zhullakun, ku di unë, moçallakun, ku di unë, të gjitha, të gjitha me radhë, ndërkohë që kur e shikojnë aty pastaj normalisht sensibilizohen.
Po është mirë ta shohë Shqipëria se ç'ndodh në vendet, në qytetet e vogla dhe pse ikin të hallexhinjtë njerëz, kur shkollat edhe pse ka ca cicërima zogjsh aty, pra ca, ca vogëlushë që studiojnë, nuk e meritojnë atë. As prindërit e tyre, qoftë ata të majtë dhe të djathtë, qofshin, që nuk e meritojnë që të shkollohen në ato fekale që ishte atje’, u shpreh ndër të tjera Saimir Korreshi në SYRI TV.