SYRI TV/ Prag sezoni, qentë mbeten rrezik në Vlorë, qytetarët: Bashkia nuk ka marrë masa
Në prag të sezonit turistik bashkia e Vlorës nuk ka marrë asnjë masë për qentë e rrugës.
Qytetarët ankohen se ata kanë sulmuar disa ditë më parë edhe një zonjë, teksa edhe turistët shprehen se janë të shqetësuar për këtë situatë në qytetin bregdetar.
SYRI TV
Teka bashkia diskuton në këshillë për qindra mijëra euro për të sistemuar qentë e rrugës, nga ana tjetër në prag të sezonit turistik nuk është marrë asnjë masë konkrete në terren. Pasi një pitbull kafshoi një fëmijë, një tjeter zonjë është kafshar këto ditë nga qeni i rrugës.
Banorët thonë se qentë jo vetëm sulmojnë njerëzit, por u hidhen edhe makinave në lëvizje, duke shkaktuar dëme materiale dhe panik.
Ndërkohë, edhe turistët e huaj shprehen të shqetësuar për situatën.
Qytetaret i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse të reagojnë menjëherë përpara se situata të përkeqësohet më tej.