Rikthimi në finalen e Kupës së Gjermanisë emocionon Manuel Neuer: Më kishte munguar Berlini
Falë fitores së merituar ndaj Leverkusen, Bayerni përmbushi të mërkurën në mbrëmje një dëshirë që e kishte shprehur gjatë muajve të fundit: rikthimin në finalen e Kupës së Gjermanisë pas më shumë se pesë vitesh.
Fitorja ndaj Leverkusenit i jep Bayernit një shtysë të madhe morale për sfidat vendimtare që e presin në fundin e sezonit.
Fakti që arritja në finalen e Berlinit është diçka e veçantë edhe për rekordmenët e kupës (20 tituj), sidomos pasi është hera e parë që nga viti 2020.
Manuel Neuer e konfirmoi këtë: “Më ka munguar Berlini. Ndeshjet atje kanë qenë gjithmonë të jashtëzakonshme dhe është një ditë e veçantë për gjithë klubin”.
Ndërsa Kompani zbuloi se Kupa e Gjermanisë kishte qenë temë diskutimi që nga dita e parë e tij si trajner i Bajernit. “Duket sikur që nga dita ime e parë në klub, objektivi ka qenë të kthehemi në Berlin. Është shumë bukur që më në fund e arritëm këtë”, tha tekniku i bavarezëve.