Aksident tek Presidenca në Tiranë, ‘Benz’-i del nga rruga dhe përplas një këmbësore
Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në zonën pranë Presidenca e Shqipërisë.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Mercedes Benz” me ngjyrë të bardhë ka dalë papritur nga rruga dhe, në rrethana ende të paqarta, ka përfunduar në trotuar.
Si pasojë, një grua këmbësore ka mbetur e plagosur. Burime policore bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit dyshohet se ka humbur kontrollin.
E lënduara është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.