SYRI TV/ Malësi e Madhe, fermeri i zhgënjer nga shteti: U ktheva nga emigrimi, këtu kam gjetur zhgënjim

U rikthye nga emigrimi me idenë për të investuar në vendlindje, por ajo që gjeti ishte vetëm zhgënjimi. Është kjo historia e Martin Markvukaj, fermer nga fshati Zagorë i Malësisë së Madhe, i cili shprehet se në këtë vend mungon mbështetja nga shteti. Ai shton se subvencione ka vetëm për ata që mbështesin qeverinë.

U rikthye nga emigrimi për të investuar në vendin e tij, por jeta për Martin Markvukaj në fshatin Zagorë të Malësisë së Madhe ka qenë sfiduese. Ai tregon se përballet me shumë problematika, si energjia elektrike, uji i pijshëm dhe mungesa e subvencioneve. Sipas Martinit, ndihesh i zhgënjyer pasi ke shpenzuar të gjitha kursimet e jetës.

Më tej, Markvukaj shton se mbështetja e shtetit është shumë e dobët ndaj fermerëve, ndërsa bën apel që Malësia e Madhe të mos lihet në harresë. Ai ngre gjithashtu shqetësimin për subvencionet e naftës, të cilat sipas tij shkojnë për patronazhistët, duke i cilësuar si të padrejta.

Martin Markvukaj kërkon më shumë mbështetje nga shteti për fermerët, pasi, sipas tij, investimi në vend shoqërohet me shumë sfida.