EMRI/ Metani emëron Zëvendësinspektorin e Lartë të Drejtësisë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë përmbylli procedurën e përzgjedhjes së Zëvendësinspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Në një njoftim për mediat, ILD njoftoi se Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani emëroi kandidaturën e znj. Elena Pelushi për pozicionin e Zëvendësinspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Njoftimi i ILD-së:

Përshëndetje kolegë,

Inspektori i Lartë i Drejtësisë përmbylli procedurën e përzgjedhjes së Zëvendësinspektorit të Lartë të Drejtësisë. Pas një procesi votimi të fshehtë, Mbledhja e Përgjithshme e Inspektorëve, i propozoi Inspektorit të Lartë të Drejtësisë Artur Metani kandidaturën e znj. Elena Pelushi për pozicionin e Zëvendësinspektorit të Lartë të Drejtësisë. Emërimi u miratua nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe procedurat e miratuara paraprakisht.