Mirdita kërkon rikthimin në territorin e saj të Fushë Arrëzit, Ulzës, Lurës e Vaut të Dejës!

Në kuadër të diskutimeve për reformën territoriale Bashkia Mirditë i ka paraqitur komisionit kërkesat e saj për rikthimin në territorin e kësaj bashkë të njësive vendore Fushë Arrëz, Lurë, Ulëz, Vau i Dejës dhe Ungrej. Sipas Kryebashkiakut Albert Melyshi,  janë banorët e këtyre rajoneve që kërkojnë ribashkimin me Mirditën, nga e cila u ndanë nga regjimi komunist në 1949.  Ndërkohë në të njëjtën linjë ishin edhe intelektualët dhe përfaqësuesit e klerit që u bënë pjesë e takimit.

Syri tv

Në 1949 regjimi komunist në shenje hakmarrje, territorin e Mirditës e ndau, duke i hequr Fushë Arrëzin, që i kaloi Pukës, Ulzën që i kaloi Matit, Ungrejn që i kaloi Lezhës dhe Vaun e Dejës, që i kaloi Shkodrës, një rast i paprecedentë brenda territorit shqiptar. Pas 1990 në ëdo reformë territorial mirditorët, kryesisht ata që mbeten jashtë kufijve të rrethit Mirditë, kanë kërkuar që kjo padrejtësi të rregullohet por kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër.Por edhe këtë herë ata i kërkojnë Komisionit të Reformës Territoriale, duke kërkuar që rajonet e mbetura jashtë të rikthehen në një njësi vendore, siç kanë qenë prej shekujsh. Në një kohë që krahinat e tjera, nuk kanë shprehur kurrë kundërshti për këtë kërkesë të mirditorëve, në një mbledhje në Bashkinë Mirditë, ku të pranishëm ishin intelektualë, ligjvënës, përfaqësues të klerit, sipërmarrës dhe gazetare, kreu i Bashkisë Mirditë, Albert Melyshi kërkoi që qeveria të marrë parasysh kërkesat e banorët e kësaj treve.

Dom Gjergj Meta kishte gjithashtu një kërkesë për këtë çështje

Pas përfundimit të takimeve dhe marrjes së opinioneve nga grupet e interesit në Mirditë dhe komunitetet që kanë qenë pjesë e kësaj krahine , kërkesat do t’i adresohen komisionit të reformës territoriale, me qëllim që të merren në konsideratë dhe te zbatohen tek ndarja e re territoriale.