VIDEO/ Ish drejtori i ARRSH paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati

Këtë të premte ish-drejtori i ARRSH është paraqitur në SPAK.

Gjyli është paraqitur në organin e akuzës nën shoqërinë e avokatit.

Gjyli akuzohet se ka kryer shkelje të barazisë në tendera.

Kujtojmë se Gentian Gjyli zëvendësoi Evis Berberin në krye të ARRSH-së, i cili përfundoi në pranga me urdhër të SPAK për akuzën e korrupsionit e pastrimit të parave.

Gjatë kësaj jave prokuroria vendosi shtyrjen me tre muaj të afateve te hetimit për dosjen “Balluku”.