Fermerët drejt falimentit/ Ismaili: Dëmshpërblimet u janë besuar patronazhistëve, presion për zgjedhjet e ardhshme!
Fermerët në qarkun e Beratit, veçanërisht në bashkitë Dimal dhe Kuçovë, po përballen me një krizë të thellë financiare dhe dëshpërim total pas një serie përmbytjesh shkatërruese që kanë goditur rajonin.
I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, deputeti i PD, Zija Ismaili shprehet se dëmet nga përmbytja e qindra hektarë sera dhe toka bujqësore, llogariten në miliona euro, ndërsa shton se reagimi i institucioneve shtetërore ka munguar, duke i lënë ata të vetëm përballë borxheve dhe falimentit.
Përveç reshjeve intensive, thekson ligjvënësi demokrat, faktori kryesor duket se është keqmenaxhimi njerëzor dhe institucional, ku mungesa e investimeve afatgjata në pastrimin dhe disiplinimin e shtretërve të lumenjve dhe kanaleve kulluese, ka bërë që sistemet të mos përballojnë dot prurjet.
Sipas Ismailit, fermerët humbën jo vetëm prodhimet e tyre, por edhe investimet e një viti të tërë në fidane, plehra dhe pesticide, duke u zhytur thellë në borxhe.
Shumë prej tyre, tha deputeti, u detyruan të rimbjellin tokat deri në tre herë, me kosto që vetëm për një dynym sere arrin deri në 690,000 lekë.
Ndërkohë, komisionet e ngritura nga pushteti vendor për vlerësimin e dëmeve kanë mbetur në nivelin e premtimeve, pa ofruar një bilanc të qartë apo një plan konkret për dëmshpërblim. Kjo krizë nxjerr në pah probleme më të thella sistemime, sa kohë që ekziston një kakofoni kompetencash mes pushtetit qendror dhe atij lokal, ku asnjëra palë nuk merr përgjegjësi.
Deputeti Ismaili u ndal edhe te ndihmat e pakta që sipas tij po shpërndahen në mënyrë selektive dhe klienteliste përmes kryepleqve dhe patronazhistëve, duke u përdorur si presion politik në vend që të mbështesin ata që kanë nevojë.
Aaktualisht fermerët e qarkut të Beratit, prodhimin e kryen me një fjalë, sektor kryesor të ekonomisë kanë sektorin e bujqësisë. Pastaj vijnë të tjerë sektorë me radhë, siç është pjesa e turizmit apo agroturizmit dhe në fund vjen ndërtimi. Bujqësia është sektori kryesor që zë të gjithë pjesën dërmuese të, të këtij prodhimi në këtë qark. Pra edhe angazhimin e popullsisë normalisht. Rreth 200, rreth 45% e, e popullsisë të qarkut të Beratit jeton në zonat rurale. Ajo që është për t'u përmendur është se në fund të vitit të kaluar pati një sasi shirash të shtuara, të cilat, nga mungesa e investimeve dhe nga mungesa e disiplinimit të shtretërve të lumenjve dhe të kanaleve, si dhe nga mosmirëmbajtja e kanaleve kulluese, prurjet e mëdha të fundvitit, ëh, dolën jashtë disiplinimit të tyre, jashtë shtratit të, të lumenjve, duke përmbytur të gjitha tokat në luginat përreth kalimit të këtyre lumenjve. Kjo ishte hera e parë, ndërsa për dy herë të tjera, nga mosmenaxhimi i kaskadës së Devollit dhe mos shkarkimeve të kontrolluara të HEC-it të Banjës, në muajin janar dhe shkurt, në mënyrë të papritur dhe të paparalajmëruar, qoftë nga pushteti lokal, qoftë nga administratorët e këtij HEC-i, fermerët e Bashkisë Dimalit dhe të Bashkisë Kuçovës, u kapën në befasi nga shkarkimet e pakontrolluara të HEC-it të Banjës, duke u përmbytur në mënyrë masive dhe bilancet ishin tragjike.
Aktualisht, kjo është pasojë e reformës territoriale të vitit 2014, e cila për fermerët ishte një reformë vrastare. Dhe kjo është e pasqyruar në të gjithë treguesit demografikë që ne kemi aktualisht sot. Pra, i gjithë ky shpopullim i zonave rurale është pasojë e kësaj reforme territoriale të vitit 2017-2018. Pasi i largoi të gjithë fermerët nga shërbimet që mund të merrnin nga qeveritë lokale ose nga ish-komunat që ishin para vitit 2014. Dhe kjo, fermerët në veten e atyre, për sipërmarrjet e vogla, të mesme apo të mëdha që kanë, paguajnë të gjitha detyrimet në shtet. Paguajnë të gjithë kategorinë e taksave, të cilat janë në shifra shumë të larta. Imagjino tani të paguash taksën për vaditje, për pastrim, për gjelbërim, për ndriçim dhe mos të marrësh asnjë shërbim, mos të ketë asnjë transparencë nga ana e pushtetit lokal se si menaxhohen këto taksa dhe ka kakofonia që ndodh midis pushtetit lokal dhe pushtetit qendror, arrin në atë nivel sa këta kur ndodhin fatkeqësi, se mirë kur janë fatkeqësi natyrore, por edhe kur janë fatkeqësi nga ana e dorës së njeriut, siç ishte rasti i përmbytjes së fundit të fermerëve të qarkut të Beratit, nuk e mbajnë përgjegjësinë se kush e ka këtë përgjegjësi.
Dhe ministri dje në parlament kishte bërë një raport spërkat tjetër me disa investime për disiplinimin e kaskadës së lumit Osum, e cila bëri disa investime brenda në Bashkinë e Beratit, që nuk ka lidhje fare me fermerët. Që nuk ka lidhje fare me fermerët dhe disa argjinatura për të cilat pati dhe përplasje shumë të mëdha, saqë u desh të ndërhynte dhe policia në Bashkinë e Dimalit, pasi duhet të hapet një argjinaturë për mos u përmbytur ky sektor, se këta janë të majtë dhe këta janë të djathtë dhe duke i lënë nën ujë, është një plagë shumë e madhe që ndodhi, të cilët ata me ditë të tëra qenë nën ujë, nën pushtetin e ujit, duke humbur gjithçka. Qoftë mbjellat, qoftë serat, qoftë gjedhët, qoftë të imtat, po dhe shtëpitë e tyre duke u dëmtuar nga lagështia orientale dhe pajisjet e tyre që kishin. Dhe aktualisht pushteti lokal ngriti një komision, vetëm ngelet në nivelin e premtimeve dhe të identifikimit të dëmeve. Pa bërë një bilanc të qartë se kush ishin dëmet që u shkatërruan, që u shkaktuan këtyre fermerëve dhe këto ishin dëme që llogariten në shifra shumë të mëdha.
Minimalisht kostot që këta kanë investuar. Unë e përmenda me të gjithë specialistët që ne kemi, departamenti i bujqësisë, kostoja e një dynymi sere shkon rreth 230.000 lekë për ta mbjellë një herë. Nëse ata e kanë mbjellë tre herë, që e kanë mbjellë tre herë se u përmbytën tre herë, i bie që shkon 690.000 lekë. Qeveria nuk ka thënë që unë kam një projekt që do bëj shpërblimin e këtyre fermerëve për këto dëme deri në këtë nivel. Të paktën edhe ata të kenë një pritshmëri. Por këta kanë ngelur në pjesën e ndarjes selektive, që ja u ka besuar kryepleqve të fshatit dhe disa patronazhistëve që janë për bashki që drejtojnë sektorët e bujqësisë dhe të veterinarisë dhe o do t'i bëjnë presion që thotë, shiko se ti nuk je i joni dhe nuk e merr këtë, ose do ta marrësh herës tjetër, ose do ta selektojnë duke ju bërë presion që ne do ta japim këtë se do kemi zgjedhjet e ardhshme. Dhe kasti e ka bërë të qartë, do jemi prapë në studio, që këta kanë për t'i vonuar të gjitha këto shpërblime, ngelen në kuadrin e premtimeve. Po t'i shikosh të gjitha interpelancat, edhe ministrja e Shëndetësisë, të njëjtën gjë ka thënë, deri në fund të vitit, deri në fund të vitit, deri në fund të vitit. Dhe nuk tha fundin e kujt viti. Se mund të dalë edhe, mund të jetë edhe viti 2030.