“Së pari e pranove, pastaj u zhduke duke u fshehur pas makinerisë tënde propagandistike”, u shpreh ai.

Politikani italian u ndal edhe te çështja e Kosovës, duke theksuar se "negociatat nuk janë përgjegjësia ime, por e Vuçiçit sipas rezolutave të OKB-së dhe detyrimeve ndërkombëtare që Serbia ka marrë tashmë".

Gozi reagoi edhe ndaj komentit për kombësinë, duke theksuar se çdo qytetar i Bashkimit Evropian ka të drejtë të zgjidhet në vendin ku jeton, si një parim bazë demokratik i BE-së.

Në fund, ai theksoi se fyerjet janë shenjë dobësie: sipas tij, liderët që sulmojnë të tjerët për të fshehur politikat e tyre tregojnë se janë në vështirësi dhe frikë nga llogaridhënia. 

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/April/24/auto_image1777015613.webp", "width": 1245, "height": 699 } }

‘Nuk pres mbështetje nga ata që lobojnë për pavarësinë e Kosovës’, thotë Vuçiq - reagon eurodeputeti italian

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një tubimi të fundit, ka ofenduar eurodeputetin italian, Sandro Gozi, duke e quajtur lobist dhe duke thënë se “nuk di as cilës kombësi i përket”.

Ai deklaroi se Serbia nuk mund të ketë mbështetje nga ata që, sipas tij, lobojnë për pavarësinë e Kosovës dhe e quajnë Serbinë shtet gjenocidal, duke përmendur në këtë kontekst edhe Gozin.

Nuk vonoi përgjigjja e Sandro Gozi, i cili tha se javën e kaluar e kishte ftuar Vuçiqin në një debat publik televiziv, qoftë në Bruksel apo në Beograd, shkruan klix.ba.

View this post on Instagram

A post shared by Sandro Gozi (@sandrogozi)