Ambasadori izraelit në OKB paralajmëron: Armëpushimi në Liban nuk është 100% i garantuar

Ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Danny Dannon, ka shprehur dyshime mbi qëndrueshmërinë e armëpushimit të fundit në Liban, duke thënë se marrëveshja nuk është 100% e garantuar.

Në një intervistë për CNN, Dannon deklaroi se qeveria libaneze nuk ka kontroll të plotë mbi Hezbollah, grupin e mbështetur nga Irani, i cili sipas tij po vazhdon të lëshojë raketa në përpjekje për të sabotuar armëpushimin.

“Sa herë që shohim një kërcënim, ne ndërmarrim veprime,” tha ai, duke theksuar se Izraeli do të vazhdojë të reagojë ndaj çdo sulmi.

Komentet e tij vijnë pas një takimi në Shtëpia e Bardhë, ku ambasadorët izraelitë dhe libanezë u takuan me presidentin amerikan Donald Trump. Gjatë këtij takimi, Trump njoftoi një zgjatje prej tre javësh të armëpushimit ekzistues 10-ditor.

Dannon shprehu shpresën se ushtria libaneze do të jetë në gjendje të zbatojë marrëveshjen dhe të ruajë stabilitetin, megjithëse mbetet skeptik për suksesin e plotë të saj.