Napoli–Cremonese hap javën, Conte synon fitoren për të shtyrë festën e Interit

Java e 34-t e Serie A nis me një përballje shumë të rëndësishme mes Napolit dhe Cremoneses, ku të dyja skuadrat kanë objektiva jetike për sezonin.

Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte kërkon tri pikët për të forcuar vendin e dytë dhe për të hedhur hapa të sigurt drejt kualifikimit në UEFA Champions League. Një fitore do të kishte edhe një efekt tjetër të rëndësishëm: do të shtynte festën e titullit për Interi, që është shumë pranë shpalljes kampion.

Në anën tjetër, Cremonese e trajnerit Marco Giampaolo luan një nga ndeshjet më vendimtare në garën për mbijetesë. Lombardët kanë marrë vetëm katër pikë në katër javët e fundit dhe renditen në vendet e fundit së bashku me Leccen, pesë pikë larg Cagliarit. Çdo rezultat pozitiv është jetik për të mbajtur gjallë shpresat për qëndrim në elitë.

Statistikat nuk janë në favor të miqve: Cremonese nuk e ka mposhtur Napolin që nga sezoni 1994/95 dhe nuk ka fituar kurrë në transfertë në Campania. Kjo u jep besim vendasve, të cilët megjithatë do të kenë mungesa të rëndësishme si Giovanni Di Lorenzo dhe Romelu Lukaku.

Conte pritet të bëjë disa ndryshime në formacion, ndërsa miqtë do të rreshtohen me skemën 4-4-2, duke synuar surprizën me dyshen sulmuese Antonio Sanabria dhe Federico Bonazzoli.

Takimi do të luhet në orën 20:45 dhe pritet të japë sinjale të qarta si për garën për titull, ashtu edhe për mbijetesën në Serie A.