Benzema, gati të rikthehet në kombëtaren e Francës: Po, me Zidane në stol!
Sulmuesi francez, Karim Benzema, ka lënë të hapur mundësinë e një rikthimi te përfaqësuesja e Francës, por me një kusht të qartë: drejtimin e skuadrës ta marrë Zinedine Zidane.
Gjatë një bisede live në Instagram me reperin Rohff, Benzema u pyet nëse do të ishte i gatshëm të rikthehej te “Blutë” në rast se Zidane zëvendëson Didier Deschamps pas Kupës së Botës FIFA 2026. Përgjigjja e tij ishte e kujdesshme, por pozitive.
“Gjithçka varet nga forma ime. Nëse vazhdoj të jem në nivel të lartë dhe fizikisht mirë, pse jo? Nuk i dihet kurrë”, u shpreh sulmuesi aktual i Al Hilal-it. Ai shtoi se do të bëjë gjithçka për të qëndruar në formë, edhe pse në Euro 2028 do të ishte 40 vjeç.
Benzema dhe Zidane kanë ndarë një periudhë shumë të suksesshme te Real Madridit. Nën drejtimin e “Zizou”, sulmuesi përjetoi një nga fazat më të mira të karrierës, duke qenë protagonist në fitimin e tre trofeve radhazi në UEFA Champions League në vitet 2016, 2017 dhe 2018.
Këto kujtime duket se kanë lënë gjurmë të forta te Benzema, i cili nuk e fsheh dëshirën për të bashkëpunuar sërish me legjendën franceze. Megjithatë, gjithçka mbetet për t’u parë, pasi vendimet për të ardhmen e stolit të Francës dhe formën e sulmuesit do të jenë vendimtare për një rikthim të mundshëm.