‘Onkologjiku në situatë alarmante’, Hoti: Qeveria ka dështuar, të sëmurët me kancer lihen të vdesin, ka vetëm 3 kirurgë…
Shërbimi onkologjik në Shqipëri ndodhet në një situatë alarmante, i karakterizuar nga mungesa kritike të personelit mjekësor, barnave thelbësore dhe një centralizim ekstrem të shërbimeve. Kjo panoramë e zymtë u paraqit gjatë një debati parlamentar, ku deputeti i PD Kliti Hoti denoncoi atë që e quajti një dështim sistemik 14-vjeçar, i cili e ka lënë trajtimin e pacientëve me kancer në mëshirë të fatit.
Sipas denoncimit bërë nga deputeti i PD në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri Tv, Shqipëria ka vetëm tre kirurgë onkologë për të gjithë vendin, ndërkohë që standardet minimale vetëm për trajtimin e kancerit të gjirit kërkojnë të paktën shtatë specialistë. Nevoja reale tha Hoti gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri, është për një trefishim të të gjithë personelit mjekësor në këtë fushë. Kjo situatë dramatike përkeqësohet nga numri i ulët i specializimeve të reja që hapen, duke mos arritur të plotësojë as nevojat më urgjente të sistemit.
Shqipëria ka vetëm një qendër të mirëfilltë për trajtimin e kancerit, të vendosur në Tiranë, ndërkohë që udhëzimet europiane rekomandojnë nga 7 deri në 11 qendra të shpërndara në territor. Kjo do të thotë se një pacient nga Saranda apo Kukësi detyrohet të udhëtojë drejt kryeqytetit, shpesh për të zbuluar se ilaçi që i nevojitet mungon. “Nëse një bar mungon në QSUT, ai mungon për të gjithë Shqipërinë,” tha deputeti duke ilustruar brishtësinë e një sistemi të tërë që varet nga një pikë e vetme.
Ndoshta aspekti më tronditës i kësaj situate është ekzistenca e të ashtuquajturave “fusha terapeutike të pambuluara”. Kjo terminologji teknike përkthehet në një realitet brutal: për disa lloje të caktuara kanceri, në Shqipëri nuk ekziston asnjë mundësi trajtimi. Për pacientët e diagnostikuar me këto sëmundje, kjo është një dënim i sigurt me vdekje. Kjo realitet i hidhur qëndron në kontrast të thellë me atë që u cilësua si “propaganda” e ministrisë, e cila tenton të paraqesë një tablo pozitive që nuk përputhet me përvojën e përditshme të pacientëve dhe mjekëve.
Dështimi për të adresuar këto probleme nuk është i ri, por një zinxhir neglizhence që shtrihet përgjatë 14 viteve dhe disa qeverive, duke krijuar një sistem shëndetësor që lë pas dore pacientët më vulnerabël.
Flavio Qarri: Mirëmëngjes zoti Hoti gjithashtu keni pasur edhe ju një moment shumë interesant në kuvend. Ndoshta jo vetëm nga pozicioni juaj politik, por mbi të gjitha nga pozicioni juaj profesional që i njihni mirë industrinë farmaceutike të Shqipërisë.
Kliti Hoti: Faleminderit për ftesën. Pak e çuditshme, mundem me thanë sepse marrim telefonata çdo ditë që mungon ky bar, mungon ndonjë bar, si mundesh me siguru këtë bar, ça mund të bëjmë për këtë bar… bsurde.
Flavio Qarri: A ndjeve t'i thuash, moj zonjë, je mirë? Si je?
Kliti Hoti: Jo, realisht nuk ishte vetëm kjo, ishin shumë gjëra që unë ndjeva për me u përgjigj, po edhe kjo, edhe kjo është diçka domethënë që nuk fluturon.
Flavio Qarri: E kuptoj. Por ju thatë që kishte edhe momente të tjera po kaq absurde, po sigurisht për publikun duke mos qenë njohës i mirë i sistemit, mund t'i ketë anashkaluar. Çfarë ishin disa nga ato?
Kliti Hoti: Jo, aty u bënë shumë pyetje sepse interpelanca konsistonte në pyetje që do t'u bëheshin duke filluar, te onkologjia ishte kryesisht edhe tek lista e rimbursimit.
Te onkologjia, problemet që ka onkologjia, si duhet me u zgjidh problemet që ka onkologjia, që duke filluar nga një një libër ose nga një regjistër kombëtar që nuk ekziston, duke vazhduar me centralizimin, që është shumë e centralizuar. Kemi për kancerin e gjirit janë 1022 pacienta që trajtohen të gjithë në Tiranë. Që nuk ka nuk ka sens. Sepse nga gjithë Shqipëria është shumë e rëndësishme me pas shumë qendra.
Flavio Qarri: Nga gjithë Shqipëria.
Kliti Hoti: Sipas shoqatës europiane të kancerit të gjirit, kërkohet që të jenë shtatë deri 11 qendra, në gjithë Shqipërinë. Të paktën të jenë tre, një në veri, një në jug, një në qendër të mesme, në Shqipëri të mesme. Minimalisht.
Kemi vetëm një. Kërkesa tjetër ishte për pjesën e burimeve njerëzore, pjesa e mjekëve, që është numër shumë i kufizuar. Duhet me pas minimumi me pas trefishin e mjekëve, jo vetëm mjekë, komplet personeli mjekësor. Kemi vetëm tre kirurgë. Tre kirurgë. Duhet të kemi vetëm për kancerin e gjirit duhet me pas 15. Kemi vetëm tre. Kemi vetëm tre qendra operative. Pra, të gjitha këto duhet të diskutohen, sepse kur nuk ke një një, regjistër kombëtar, që pastaj nuk mundesh të bësh planifikim, nuk mundesh me përdor as inteligjencën artificiale, nuk mundesh me marr as vendim, nuk mundesh me ardh pastaj te lista e rimbursimit, çfarë do me rimbursu? Pse do me rimbursu...