SYRI TV/ Historia frymëzuese e Drita Borovës, 17-vjeçarja me autizëm pasion për atletikë
Drita Borova është një vajzë 17 vjeçe me pasion për atletikën. Prej 15 vitesh ajo bashkëjeton me çrregullimin e spektrit autik, por kjo nuk e ka penguar të jetë e zonja për të zhvilluar pasionet e saj. Megjitahtë e ëma tregon se hasen me shumë sfida dhe mungesë të përkrahjes nga shteti.
SYRI TV
Drita Borova është një fëmijë me çrregullime të spektrit autik, me shumë ëndrra, dëshira dhe vizion për të ardhmen. Ajo është e apasionuar pas atletikës, dhe nëna e saj i qëndron gjithmonë pranë për ta përkrahur për këtë pasion.
E ëma zbuloi këtë çregullim kur Drita ishte vëtëm 2 vjeçe e tashmë prej 15 vitesh bashkëjetojnë me autizmin. Ajo tregon vështirësitë e para për ta pranuar këtë sfidë, por edhe forcën e madhe që ka pasur për ta përballuar së bashku me vajzën.
Prindërit e fëmijëve me autizëm, hasen me vështirësi dhe mungesë të përkrahjes nga institucionet. E ëma e Dritës bën apel që shteti të ndihmojë këtë kategori me seancat logopedike dhe shërbimet e nevojme, si dhe të punësojë prindërit e tyre, pasi kanë vështirësi ekonomike.
Prilli, muaji i ndërgjegjësimit ndaj autizmit e thekson edhe më shumë fokusin në këtë kategori. Këtë të enjte u zhvillua edhe një Konferencë Rajonale nga qendra “Lumturo Dhimbjen”, për politikat dhe praktikat e mbështetjes ndaj individëve me crregullime të spektrit autik.