SYRI TV/ Licenca e mësuesve, debate në kuvend, udhëzimi detyron mësuesit për provime licence
Udhëzimi i vitit të kaluar që detyron mësuesit e vjetër, t’i nënshtrohen provimit të licencës, ka nxitur debate në kuvend.
Në një interpelancë me Ministren e Arsimit Mirela Kumbaro, deputetja e PD Ina Zhupa hodhi akuza se ky udhëzim po bëhet përt intresa private dhe për t’u pasuruar në kurriz të mësuesve e për t’i larguar ata ngfa sistemi, ndërsa Ministrja Kumbaro tha se udhëzimi nuk paraqet asgjë të re e të pashkruar më parë.
SYRI TV
Në fokus të interpelancës së zhvilluar në kuvend këtë të enjte mes Kryetares së Komisionit për Edukimin njëherazi deputete e PD, Ina Zhupa dhe Ministres së Arsimit Mirela Kumbaro, ishte udhëzimi i miratuar më 24 shkurt të vitit të kaluar, që detyron mësuesit e vjetër, të punësuar pas vitit 2011 dhe që kanë përfunduar arsimin para këtij viti, t’i nënshtrohen provimit të licencës, në të kundërt nuk futen në procesin e kualifikimit.
Zhupa hodhi akuza se një udhëzim i tillë po bëhet për interesa private, për t’u pasuruar në kurriz të mësuesve dhe për t’i larguar ata nga sistemi, ndërsa Kumbaro theksoi se udhëzimi nuk paraqet asgjë të re, duke u justifikuar me faktin se shumë mësues kanë shprehur vullnetin e tyre për t’iu nënshtruar provimit, çka u cilësua absurditet nga znj. Zhupa.
Ky udhëzim nxiti debate të shumta, duke nxjerrë në pah edhe problematikat me sistemin arsimor në vend.
Në përfundim të interpelancës znj. Zhupa bëri me dije se kjo çështje është në Gjykatën Administrative dhe Partia Demokratike do e ndjekë hap pas hapi.