Juventusi pranë transferimit surprizë, në Torino mund të vijë portieri i Liverpulit

Alison Beker me shumë gjasa do të jetë i Juventusit në edicionin e ardhshëm.

Në Itali raportohet se ka marrëveshje paraprake mes dy palëve, ndërsa mbetet për t’u mësuar qëndrimi i Liverpulit.

Beker ka kontratë edhe për një edicion tjetër me Liverpulin. 33-vjeçari ndërkohë është i dëmtuar, ndërsa nuk dihet koha e rikthimit në fushë.

Interesant është se për të mund të ishte një aventurë e dytë në Serie A.

Aty ku luajti për herë të parë me klub europian, pikërisht te Roma.

Alison është një nga lojtarët që ka shkruar historinë me Liverpulin.

Te kampionët e Premier Ligës regjistron plot 332 ndeshje.