Gjykata e lartë prish vendimin e Apelit për Metën, urdhëron rigjykimin e kërkesës për masën
Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e gjyqtares së Apelit të Posaçëm Saida Dollani që nuk pranoi ankimin për masën e sigurisë të presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta.
Gjykata e Lartë urdhëron Apelin ta rigjykojë kërkesën me të njëjtën trupë gjykuese teksa Meta kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.
Ndërkohë lidhur me kërkesën tjetër të Metës për afatet e paraburgimit, togat e zeza të shkallës së tretë të gjyqësorit e rrëzuan këtë rekurs.
Ilir Meta ndodhet në paraburgim prej tetorit 2024 dhe tashmë dosja ndaj tij ndodhet në gjykim në themel, e për këtë arsye, duke qenë se hetimet janë mbyllur dhe me pretendimin se nuk ndikon më tek provat dhe dëshmitarët, ka shfrytëzuar të drejtën e ankimit për masën që të lirohet nga qelia.
Por deri më tani të gjitha hallkat e gjyqësorit ia kanë rrëzuar ato.