Ndërkohë Trump u ka bërë të qartë sërish udhëheqësve iranianë, të  ulen në bisedime për arritjen e një marrëveshjeje, duke paralajmëruar edhe njëherë se Ngushtica e Hormuzit është totalisht nën kontrollin e SHBA.

‘Irani po e ka shumë të vështirë të kuptojë se kush është udhëheqësi i tij! Ata thjesht nuk e dinë! Lufta e brendshme është midis "Personaliteteve të Vijës së Ashpër", të cilët kanë humbur KEQ në fushën e betejës, dhe "Moderatorëve", të cilët nuk janë aspak të moderuar (por po fitojnë respekt!), është ÇMENDURI! Ne kemi kontroll të plotë mbi Ngushticën e Hormuzit. Asnjë anije nuk mund të hyjë ose të dalë pa miratimin e Marinës së Shteteve të Bashkuara. Është "e mbyllur fort", deri në kohën kur Irani të jetë në gjendje të bëjë një MARRËVESHJE!!!’, ka shkruar Trump.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/April/23/auto_TRYUMPI1776950513.jpg", "width": 900, "height": 600 } }

‘Irani s’e kupton kush udhëheq’/ Trump - Marinës Amerikane: Qëlloni ndaj çdo anijeje që vendos mina në Hormuz!

Presidenti amerikan, Donald Trump thotë se ka urdhëruar Marinës Amerikane të qëllojë ndaj çdo anijeje që vendos mina në Ngushticën e Hormuzit.

“Kam urdhëruar Marinën e Shteteve të Bashkuara të qëllojë çdo anije, qofshin ato anije të vogla... që po vendos mina në ujërat e Ngushticës së Hormuzit”, thotë ai në një postim në Truth Social.

"Nuk duhet të ketë asnjë hezitim."

Ai shton se “pastruesit e minave” amerikanë po e pastrojnë ngushticën “pikërisht tani”.

‘E kam urdhëruar Marinën e Shteteve të Bashkuara të qëllojë dhe të godasë çdo anije, sado të vogla të jenë (Anijet e tyre detare janë TË GJITHA, 159 prej tyre, në fund të detit!), që po vendos mina në ujërat e Ngushticës së Hormuzit. Nuk ka asnjë hezitim. Përveç kësaj, "pastruesit" tanë të minave po e pastrojnë Ngushticën tani. Me anë të kësaj po urdhëroj që ky aktivitet të vazhdojë, por në një nivel të trefishuar!’, thuhet në reagimin e presidentit amerikan.