Interpelanca/ Balliu denoncon mikun e Ramës: KAYO bashkëpunim me shoqëri të pezulluara nga NATO

Deputeti demokrat Klevis Balliu, kërkoi informacion për kompaninë shteterore të armeve, Kayo gjatë një interpelance me  ministrin e mbrojtjes, Ermal Nufi. Balliu denoncoi blerjen e  një kompnie  me vetëm  450  euro nga mikui kryeministrit Roni Yeffet, kompani e cila pas 4 muajsh ka fituar 10.5 mln nga qeveria. Por ministri Nufi nuk kishte një përgjgije për pyetjet, duke u jusitifkuar se privati do të hape shumë vende pune. 

Nga SYRI TV

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, zhvilloi një interpelancë me ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi, duke kërkuar informacion mbi mungesën e transparancës  nga kompania shteterore e armeve, Kayo, ndërsa ngriti  shqetësimin se siguria kombëtare është në rrezik. 

Balliu pulikoi të dhënat se si, miku i kryeministrit, Roni Yeffet u fut në këtë biznes duke blerë kompaninë me 450  euro dhe pas 4 muajsh fiton 10.5 mln euro nga qeveria. 

Një tjeter akuzë e Balliut ishte bashkëpunimi i ministrisë së Mbrojtjes, me kompani që janë sanksionuar për korrupsion nga NATO. 

Por ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi ka anashkaluar të gjitha përgjigjet për këto pyetje, duke u jusitifkuar me  pretendimin se private po investon për të hapur vende pune.

Në mungesë të një përgjigje nga ana e ministrit, deputeti Klevis Balliu,  i ka adresuar edhe njëherë pyetjet për përfitimin e miliona eurove dhe  pronave, nga ana e mikut izraelit të kryeministrit, Roni Yeffet.