Anne Hathaway tha ‘InshaAllah’ gjatë një interviste dhe rrjeti shpërtheu
Aktorja e njohur Anne Hathaway është bërë virale në rrjetet sociale pas një deklarate të saj gjatë një interviste të fundit.
Më 20 prill, ylli i filmit The Devil Wears Prada 2 foli për përballjen me plakjen dhe dëshirën për të jetuar një jetë të gjatë e të shëndetshme. “Mund të kesh frikë nga plakja, ose nga vdekja e hershme. Unë thjesht dua të jetoj dhe ta shijoj jetën. Dua një jetë të gjatë dhe të shëndetshme, InshaAllah,” u shpreh ajo.
Fjala “inshaAllah”, që do të thotë “nëse do Zoti”, tërhoqi menjëherë vëmendjen e përdoruesve në rrjetet sociale, duke u bërë virale. Një koment në TikTok mori mbi 80 mijë pëlqime, ku një përdorues shkroi: “Më ‘rrëzoi’ fjala inshaAllah”, ndërsa të tjerë u habitën se si kjo shprehje kishte hyrë në fjalorin e aktores.
Deklarata e Hathaway ka nxitur diskutime dhe reagime të shumta online, duke treguar edhe një herë se sa shpejt një moment i thjeshtë mund të kthehet në fenomen viral.